Vaksinë për meshkuj kundër shtatzënisë

  • 31 December 2017 - 13:06
Vaksinë për meshkuj kundër shtatzënisë

Një mjet plotësisht i besueshëm për kontracepsion së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për meshkujt. Ky injeksion në penis u ofron atyre mundësinë që për dhjetë vjet të mos kenë frikë se do të kenë ndonjë fëmijë të padëshiruar.

Vaksina e re për meshkuj, e cila parandalon mbetjen shtatzënë dhe atë për dhjetë vjet, së shpejti do të dalë në treg, ndërsa është treguar 100 për qind efektive. ‘Vasalgel’ është forma e kontracepsionit për meshkuj, të cilët momentalisht janë duke kaluar nëpër analizat klinike në Indi.

Vaksina ka të njëjtin efekt sikur vazektomia, por është shumë më lehtë e kthyeshme. Vaksinën duhet injektuar në penis, në mënyrë që të mbështjellë muret e sjellësit të farës dhe të shkatërrojë spermën e cila është në kalim e sipër.

Në fakt “notuesit e vegjël” janë të vdekur para se të arrijnë te qeliza vezore e femrës. Procedura zgjatë 15 minuta, është e mundur një dhimbje e vogël por meshkujt janë të sigurt për dhjetë vjet, ndërsa pritet që kjo vaksinë në treg.

(Kosova Sot)