ILAÇI KUNDËR ARTRITIT, NERVIT SHIATIK, REUMATIZMIT, SËMUNDJEVE DHE DHIMBJEVE NË NYJA

  • 01 January 2018 - 09:51
ILAÇI KUNDËR ARTRITIT, NERVIT SHIATIK, REUMATIZMIT, SËMUNDJEVE DHE DHIMBJEVE NË NYJA

Eksperti gjermano-amerikan i ushqimit të papërpunuar dhe autori i librit "Si të jetoni pa sëmundje", Ernst Günter ka publikuar një recetë interesante për shërimin e artritit, gihtit, nervit ishiatik, reumës dhe sëmundjeve tjera inflamatore dhe gjendjeve me dhimbje në nyja, ijë, gishtërinjve në duar dhe këmbë, gjunjë. Ilaçi është në formë të kompresës që e aplikoni në vendet me dhimbje që ndikojnë drejtpërdrejtë në vendin ku problemi manifestohet. Kompresat bëhet në këtë mënyrë: Ju nevojiten patate, qepë e kuqe dhe fara të lirit. Një lugë plot me fara të lirit e derdhni në 2-3 dcl ujë. Ujin e zieni për dhjetë minuta. Njëkohësisht pastroni pataten dhe e bluani bashkë me lëvoren. Bluani edhe një kokë qepë të kuqe. Kur uji me fara të lirit të jetë ftohur ia shtoni qepën dhe pataten dhe gjithçka përzieni mirë. Largoni lëngun tepricë. Nëse keni probleme në gishtat e dorës apo këmbës, shputë të këmbës, aplikojeni në çorapë apo doreza dhe sipër vendosni qese najloni në mënyrë që lëngu tepricë mos të dalë jashtë. Në pjesët tjera si ijë, brinjë apo gjunjë, masën e përdorni duke e mbështjellë në garzë dhe e shtrëngoni me fashë duke e mbuluar sipër me folie prej aluminit. I mbani kompresat gjatë gjithë natës.

(Kosova Sot)