Ushqehuni kështu për ta rinisur libidonë, shtoni dëshirën për seks 

  • 01 January 2018 - 13:57
Ushqehuni kështu për ta rinisur libidonë, shtoni dëshirën për seks 

Si meshkujt po ashtu edhe femrat mund të bien viktimë e mungesës së libidosë në një pikë gjatë jetës së tyre. Më shpesh se sa më rrallë, kjo zhytje në dëshirë është e përkohshme, të cilën me sukses mund ta zgjidhni duke rievoluar  shëndetin tonë të përgjithshëm, si dhe duke ndryshuar disa shprehi në stilin e jetesës. Për fat të keq, disa ilaçe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojnë në dëshirën për mungesë seksi, derisa disa probleme shëndetësore përfshijnë depresionin, çrregullimin e hormoneve, artritin dhe plakjen e hershme. Sido që të jetë, me disa ndryshime mund të ndihmoni të ktheheni në disponim, sidomos me ndryshime në ushqim. Nutricistja Sarah Flower zbulon këshillat se çfarë ushqimi duhet të konsumoni dhe çfarë të shmangni që të parandaloni “fikjen” tuaj

1) Yndyrat ndikojnë në transmisionin nervor 

Shtoni yndyrat esenciale, si aminoacidet omega 3 dhe vajrat natyrale që i gjeni në peshk, vezë, arra, fara dhe fara të lirit. Yndyrat e mira e të shëndetshme si yndyra e peshkut vepron kundër inflamacioneve dhe përkrah sistemin nervor dhe veprimet neurotransmetuese. 

2) Ushqimet alkaline ulin inflamacionet që dëmtojnë libidonë

Reduktoni inflamacionet në trup duke u përcaktuar për ushqimin alkalin – përcaktohuni me perimet me gjethe të gjelbër dhe shmangni ushqimet e përpunuara, sheqerin dhe drithërat e rafinuara. Kjo në veçanti ndihmon ata që kanë probleme me shëndetin duke prekur libidonë e tyre, si artriti, mbipesha, çekuilibrit në hormone, diabet dhe sëmundje të zemrës. 

3) Mineralet qarkullojnë gjakun 

Forconi qarkullimin e gjakut dhe përkrahni mikro-qarkullimin duke konsumuar sasi të konsiderueshme të vitaminave C, përfshirë boronicat si dhe perimet me gjethe të gjelbra si lakër jeshile dhe brokoli. Po ashtu, qarkullimin e gjakut mund ta ndihmoni duke konsumuar ushqime të pasura me zink, si farat e kungullit, arrat, mish i kuq, bizelet dhe spinaqi. Zinku në veçanti është vital për spermë të shëndetshme dhe për ta forcuar fertilitetin te meshkujt. Kakao po ashtu përmban zink, duk e bërë çokollatën e zezë si një opsion të shëndetshëm. 

4) Vitamina B zvogëlon stresin dhe forcon disponimin

Forconi dhe shtoni disponimin tuaj duke konsumuar shumë ushqime të pasura me vitamina B, si bollguri, buka dhe vezët. Po ashtu, konsumoni vitamina të kompleksit B, që ndihmojnë në luftimin e stresit, mungesë së energjisë dhe depresionit. 

5) Vitamina D stimulon hormonet 

Vitamina D me të shpejtë po shndërrohet në një vitaminë të rëndësishme që gjithsesi se duhet ta keni për të pasur shëndet të mirë në përgjithësi, përfshirë sistem të fortë imun, shtypje normale të gjakut dhe nivel të rregullt të kolesterolit, por luan rol edhe në dëshirën për seks. Mungesa e vitaminës D mund të ulë hormonet (estrogjenin te fermat dhe testosteronet për meshkujt) që e prek disponimin, dëshirën seksuale dhe performancën. 

5) Antioksiduesit e mbrojnë spermën nga dëmtimi

Janë gjetur fakte se spirulina mbron spermën nga efektet t dëmshme të helmimit me merkurit, si dhe ruan fertilitetin mashkullor. Spirulinën mund ta blini në formë të pluhurit apo në formë të kapsulës.

(Kosova Sot)