A mund të jetë ky fundi i injeksioneve për pacientët me diabet? - Shëndetësia - Kosova Sot
A mund të jetë ky fundi i injeksioneve për pacientët me diabet?

A mund të jetë ky fundi i injeksioneve për pacientët me diabet?

Miliona njerëz që vuajnë nga diabeti do të mund të përfitojnë nga një pajisje që i jep fund injeksioneve me dhimbje të insulinës si dhe testit me shpimin e gishtit. Shkencëtarët kanë zbuluar një pajisje, një bandazh pa dhimbje që vihet mbi lëkurë njëherë në javë për të stimuluar prodhimin vetjak të insulinës nga trupi dhe për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Ky tretman biokimik e bën këtë duke shpërndarë substancën natyrale, që është ekstrakt nga algat ngjyrë kafe dhe përzier me agjentë të tjerë terapeutik. Madje, është e dizajnuar për të liruar përbërësit aktiv shpejt kur është e nevojshme dhe ngadalëson ose ndalojë kur niveli i glukozës stabilizohet. Ekspertët nga Amerika thonë se efikasiteti si tretman është dëshmuar te minjtë. Diabeti po zgjerohet me të madhe nëpër botë, duke prekur rreth 371 milionë në mbarë botën.  

(Kosova Sot)

19 orë e 10 minuta më parë
23/09/18