Këto ilaçe nuk do t'i gjeni në barnatore: 6 ilaçet që i keni në shtëpi, pa pagesë

  • 01 January 2018 - 14:54
Këto ilaçe nuk do t'i gjeni në barnatore: 6 ilaçet që i keni në shtëpi, pa pagesë

Në dollapin me ilaçe me gjasë keni tableta, shirita ngjitës. Mirëpo, shikoni në kuzhinë dhe do të gjeni ilaçe natyrale

VODKË PËR KËMBËT QË KUNDËRMOJNË

Aroma e keqe e këmbëve më së thjeshti mund të hiqet me vodkë. Mjafton që këmbët tuaja t'i fshini me një peshqir të vendosur paraprakisht në vodkë. Vodka përmban përqindje të lartë alkooli që ndikon si antiseptik.

JOGURT PËR AROMËN E KEQE NGA GOJA

Kur jogurti është në pyetje, janë miliona veti pozitive që i sjell organizmit. Pos se është i shëndetshëm, jogurti zbut urthin dhe heq aromën e keqe nga goja. Bakteret e dobishme në jogurt shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë aromën e keqe në gojën e njeriut.

ÇAJI I MENTËS KUNDËR URDHJES

Ky lloj i vajit ka efekte të forta kundër viruseve dhe është i shkëlqyeshëm në shërimin e urdhjes. Mjafton që në një gotë me ujë të vluar të hidhni dy lugë mentë të bluar, e lini të ftohet më pas mbuluar me një kapak e më pas me të lyeni plagën.

VAJI I ULLIRIT PËR RRUDHA DHE NJOLLA

Vetitë shëruese të vajit të ullirit janë të shumta, e përdoret edhe në industrinë e kozmetikës. Te irritimet e lëkurës riparon dëmet e bëra dhe e ushqen lëkurën. Është i pasur me antioksidues, ndikon në heqjen e rrudhave dhe njollave ezmere.

SHEQERI KUNDËR LEMZËS

Vetëm pak sheqer nën gjuhë mjafton që të ndaloni lemzën e mërzitshme. Besohet se sheqeri ndikon në nervat që ju dërgojnë shenja muskujve që ndikojnë në diafragmë e cila është përgjegjëse për ngërçet, e që janë fajtorë për lemzën.

LIMON DHE ULLINJ KUNDËR TË VJELLAVE

Taninat në ullinj pakësojnë sekretimin e pështymës, kështu që janë shpëtim i vërtetë për të gjithë ata që voztja në veturë apo autobus i mundon dhe ju shkakton të vjella. Para se të niseni për rrugë, hani disa ullinj, derisa mundimet e tilla i parandalon edhe limoni. 

(Kosova Sot)