5 përgatitjet natyrale për rinitin alergjik

  • 01 January 2018 - 16:01
5 përgatitjet natyrale për rinitin alergjik

Për të kontrolluar prodhimin e histaminës nga trupi, ekzistojnë ushqime që lehtësojnë kongjestionin dhe reduktojnë simptomat e rinitit

Lëngu nga aloe vera për trajtimin e rinitit alergjik 

Image

Lëngu natyral i përgatitur me aloe vera është i mbushur me nutriente esenciale që ndihmojnë në forcimin e sistemit imun. Përbërësit ulin simptomat e alergjisë dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër mikroorganizmave infektues. 

Përbërësit: 

5 lugë xhel aloe vera (75 g)

½ e gotës ujë (125 ml)

1 lugë mjaltë (25 g)

Përgatitja: 

Shtoni të gjithë përbërësit në blender dhe procedoni derisa të keni një lëng homogjen. 

Mënyra e konsumit: 

Konsumojeni  këtë pije që në shenjat e para të rinitit alergjik. 

 

 Çaji nga xhenxhefili 

Image

Rrënja e xhenxhefilit përmban vajra esenciale me antihistamine. Xhenxhefili është ideal për qetësimin e simptomave të rinitit alergjik.

Përbërësit: 

1 lugë xhenxhefil të bluar (10 g)

1 gotë ujë (250 ml)

1 lugë mjaltë (25 g)

Përgatitja: 

Së pari, shtoni xhenxhefilin e bluar në gotën me ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.

Lëngun e përzieni dhe ëmbëltoni me mjaltë. 

Mënyra e konsumimit: 

Pini një ose dy gota çaj si ky për të qetësuar simptomat.  

 

Çaji i gjelbër 

Image

Antioksiduesit në çajin e gjelbër ndihmojnë në ngadalësimin e prodhimit të histaminës dhe zvogëlojnë simptomat e rinitit alergjik

Përbërësit: 

1 gotë ujë (250 ml)

1 lugë çaj të gjelbër (5 g)

Përgatitja: 

Vloni ujin dhe ia shtoni çajin e gjelbër. 

E lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta.

Mënyra e konsumimit: 

Pini një gotë çaj. 

 

 Uthulla e mollës 

Image

Përgatitja e ngrohtë me uthullën e mollës dhe mjaltë ul ndjeshmërinë e simptomave shkaktuar nga riniti alergjik.

Përbërësit: 

2 lugë uthull molle (20 ml)

1 lugë mjaltë (25 g)

1 gotë ujë (250 ml)

Përgatitja: 

Tretni uthullën e mollës dhe mjaltin në një gotë ujë të ngrohtë. 

Mënyra e konsumimit: 

Pini këtë pije kur t’i ndjeni simptomat. 

 

 Lëngu nga alfalfa

Image

Alfalfa përmban përbërës që bllokojnë përgjigjen e trupit në histaminë dhe relaksojnë kalimet nazale që preken nga riniti alergjik.

Përbërësit: 

3 lugë lakër të kuqe alfalfa (30 g)

½ e gotës ujë (125 ml)

1 lugë mjaltë (25 g)

Përgatitja: 

Së pari, lakrën e kuqe e shtoni në blender dhe e procedoni me ujë dhe mjaltë. 

Më pas, le të ftohet dhe e pini. 

Mënyra e konsumimit: 

Ta konsumoni kur t’i ndjeni simptomat e para dhe përsëriteni dy herë në ditë.

(Kosova Sot)