Sherbela, bima që ndihmon kundër shumë sëmundjeve

  • 01 January 2018 - 16:04
Sherbela, bima që ndihmon kundër shumë sëmundjeve

Çaji nga sherbela përdoret për zbutjen e shërimin e ftohjes dhe gripit, inflamacion të fytit, dhimbje të kokës dhe pengesa në tretje. Shpëlarja e hapësirës së gojës me sherbelë ul rrezikun nga sëmundjet e mishit të dhëmbit. Kjo bimë është shumë shëruese, e quajnë edhe bima mbretëreshë për shërim natyral. Dikur ishte përdorur edhe për përqendrim dhe kujtesë, e konsiderohet se ndihmon edhe në jetëgjatësinë. Deri me zbulimin e antibiotikëve, çaji nga sherbela është përdorur te inflamacionet e fytit, plogështia, inflamacioni i organeve të brendshme.

 Kundër sëmundjeve 

Në një enë me ujë të vluar hidhni 5 gjethe të sherbelës në çdo 3 dcl ujë, i vloni për 1-2 minuta, i mbuloni dhe lini për 10 minuta. Hiqni gjethet dhe pini çajin 3 herë në ditë, për 30 ditë.

 Për shpëlarjen e fytit

Vloni 2 dl ujë dhe sipër hidhni një lugë të thatë sherbelë dhe e lini të qëndrojë për 5 deri 6 minuta. Mund të shtoni edhe një lugë mjaltë. Në gllënjka të vogla e pastroni fytin, e pështyni më pas. 

(Kosova Sot)