ILAÇET KUNDËR FTOHJES

  • 01 January 2018 - 21:31
ILAÇET KUNDËR FTOHJES

Ju duket e pabesueshme, por në mënyrë të thjeshtë mund ta zbutni dhimbjen në fyt, kollën dhe plogështinë. Nëse keni temperaturë dhe hundë të bllokuar, ekzistojnë fshehtësi, provojini.

Shërimi i fytit

Një pjatë të rrafshët e lyeni me një shtresë të hollë me mjaltë dhe e lëpini me sipërfaqen e gjuhës. Në këtë mënyrë përmirësoni qarkullimin e gjakut në fyt, mjalti vepron dhe dhimbjet zvogëlohen. Po ashtu, shpëlarja e fytit me tretjen me uthull të mollës dhe lëng limoni.

Limoni kundër plogështisë

Për çdo orë merrni një lugë lëng të freskët të shtrydhur nga limoni, e në mbrëmje një gotë qumësht e përzieni me mjaltë dhe të kuqtë e një vezës.

Mposhteni kollën

A keni dëgjuar se kafeja qetëson kollën? Shkencëtarët iranian theksojnë se përzierja midis kafesë dhe mjaltit mundet ta ndalojë këtë sistem aspak të këndshëm. Mjafton të përzieni mirë një lugë të supës me mjaltë dhe një lugë me kafe. Masën mund ta konsumoni të vetme, por mund ta përzieni edhe me një gotë ujë të vakët, tre herë në ditë, derisa të ndalojë kolla. 

(Kosova Sot)