Manaferra që lufton plakjen

  • 02 August 2015 - 23:46
Manaferra që lufton plakjen

Me siguri se keni dëgjuar për manaferrat “acai”, të cilat janë mjaft ushqyese dhe janë një pasuri e vërtetë me fitokemikale. Ato ruajnë shëndetin dhe forcojnë rezistencën e organizmit, kujdesen për një dukje të re për lëkurën tuaj dhe ofrojnë ndihmë të madhe me rastin e humbjes në peshë. Këto manaferra njihen për rritjen e tyre në Amazonë, por fama e tyre është përhapur shpejt dhe pikërisht për faktin se posedojnë kualitete në ndikimin pozitiv në shëndet. Kjo manaferrë ekzotike tregon një vlerë të hatashme me antioksidues, duke parandaluar dëmtimet në qeliza dhe në inde, dëme këto që shkaktohen si pasojë e ndikimit të radikaleve të lira. Këto manaferra ruajnë dukjen e re të lëkurës, përderisa aminoacidet omega 9 manaferrave ju dhurojnë një vlerë të lartë ushqyese. Aminoacidet ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, e po ashtu substancat e tjera në këtë manaferrë ndihmojnë edhe në ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut, indeve dhe sistemit nervor. Manaferrat po ashtu janë të pasura me koenzimat “Q10”, e në mungesë të tyre muskujt tanë nuk funksionojnë si duhet dhe procesi i plakjes përshpejtohet.

(Kosova Sot)