Humbni në peshë gjatë 2018-s, me këto 3 top-këshilla

  • 03 January 2018 - 08:38
Humbni në peshë gjatë 2018-s, me këto 3 top-këshilla

Për miliona njerëz, viti i ri nënkupton fillimin e një diete të re. Humbja në peshë gjithmonë është një nga momentet më të mira kur hyjmë në një vit të ri. Edhe 2018-a nuk është ndryshe. Megjithëse humbja në peshë është punë jo e lehtë, janë disa mënyra që ndihmojnë për të hequr ndonjë kilogramë dhe nuk kërkon sakrificë

SHMANGENI ATË QË ËSHTË NË MODË DHE DIETAT E TË FAMSHMËVE

Kur të famshmit flasin për mënyrën e tyre të humbjes në peshë, është lehtë të harrojmë se shumica prej tyre kanë një ekip të tërë që përkujdesen që ata të janë në formë, që është një luks të cilin një person mesatar nuk mundet ta ketë. Provimi i dietës "keto" si Kim Kardashian ose asaj alkaline si Tom Brady me gjasë nuk sjellin të njëjtin rezultat te një person i zakonshëm. Disa prej këtyre metodave mund të veprojnë për kohë të shkurtë, por nuk janë të qëndrueshme në kohë të gjatë. Heqja dorë nga karbohidratet mund të çojë në efekte të dëmshme anësore si dhimbjet dhe fryrjet. Vënia e një qëllimit real me një regjim të arsyeshëm, duke konsumuar proteina me secilën shujtë dhe ushtrimet e rregullta, janë mënyra të thjeshta për t'i hequr kilogramët shtesë. HANI MË SHUMË PERIME Ideja për të konsumuar më shumë ushqime rrallëherë se ndihmon për të humbur në peshë, por shtimi i konsumimit të perimeve është mënyra e duhur për të hequr qafe ushqimet që ndikojnë në shtimin në peshë. Shumë perime janë të pasura me fibra, që ju bëjnë më të ngopur pas secilës shujtë. Më pak do të dëshironi ëmbëlsira dhe ushqime që posedojnë sasi të madhe të kalorive derisa perimet ndihmojnë në tkurrjen e oreksit. 

MOS PËRJASHTONI KREJTËSISHT USHQIMET QË I PËLQENI

Nuk është fshehtësi që konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, si ushqimi me pak yndyrë dhe perimet ndihmojnë në qëllimin tuaj për humbje në peshë. Çështja për shumë njerëz është se si ta bëjnë këtë në vend të konsumimit të ushqimeve që në rend të parë kanë detyruar të nisin dietë. Të konsumoni një pjesë të madhe tortë pas darkës nuk është aspak ide e mirë, por nëse e trajtoni veten me një pjesë të vogël mundet t'ju ndihmojë të jeni në rrugën e duhur. Duke qenë tepër striktë në dietë mundet të rezultojë me disponim për të humbur në peshë. Nëse e dini se një pjesë e vogël e akullores apo çokollatës po ju pret pas darkës, keni mundësi më të mira që të rrini në kursin e duhur dhe të përparoni me dietën tuaj. 

(Kosova Sot)