Dëshironi ta përtërini mëlçinë? Provojeni këtë pije që ndihmon për shtatë ditë - Shëndetësia - Kosova Sot
Dëshironi ta përtërini mëlçinë? Provojeni këtë pije që ndihmon për shtatë ditë

Dëshironi ta përtërini mëlçinë? Provojeni këtë pije që ndihmon për shtatë ditë

Mëlçia është organ i rëndë- sishëm që ka funksione të ndryshme për organizmin, si: sinteza e proteinave, detoksimi i përbërësve kimikë ose krijimi i molekulave biokimike të rëndësishme për tretje. Mëlçia është gjëndra më e madhe në trup. Mëlçia ka rol të rëndësishëm në metabolizëm duke bërë shumë funksione, përfshirë detoksimin. Mëlçia po ashtu prodhon vrerin, që është i rëndësishëm me rastin e tretjes. Ky organ pastron trupin nga brenda. Është me rëndësi ta dini se ky organ duhet të jetë i shëndetshëm dhe funksional. Në vijim ju sjellim recetën q ndihmon detoksimin. - Ju nevojitet një grusht me gjethe të mentës, limon, portokall dhe dy litra ujë. Përgatitja nuk është e komplikuar. Kështu, në enë hidhni dy litra ujë dhe një grusht me gjethe të mentës dhe i zieni për pesë minuta derisa të vlojnë. Masën e lini të pushojë. Gjatë kësaj kohe shtrydhni lëngun nga limonët dhe portokalli dhe i derdhni në lëng. Shtoni një lugë lëvore limoni të bluar. Çajin në fund e procedoni dhe përzieni me lëngun nga limonët dhe portokalli. Këtë lëng ta konsumoni njëherë në javë për çdo ditë derisa t'i dalloni rezultate e para. 

(Kosova Sot)

4 orë e 41 minuta më parë
24/09/18