Dieta mesdhetare

  • 09 January 2018 - 14:05
Dieta mesdhetare

Dieta mesdhetare njihet për ushqime tradicionale që njerëzit i hanë në vendet e Mesdheut si në Itali dhe Greqi viteve 1960 dhe është shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Është dëshmuar se këta njerëz janë më të shëndetshëm në krahasim, shembull me amerikanët dhe më pak rrezikohen nga sëmundjet e ndryshme. Shumë studime kanë treguar se ushqimi mesdhetar mund të nxitë humbjen në peshë dhe parandalojë sulmin në zemër, pikën në tru dhe diabetin, tipin 2.

HANI:

1. Fruta: mollë, banane, portokaj, dardhë, dredhëza, rrush, hurma, fik, pjepër, pjeshka.

2. Perime: domate, brokol, lakër jeshile, spinaq, qepë, lulelakër, karota, lakër Brukseli, tranguj.

3. Drithëra: tërshërë, oriz të vrugtë, thekër, elb, misër, miell nga kokrra e grurit dhe pastë.

4. Bishtaja: fasule, bizele, lente.

5. Zhardhokët: patate, patate të ëmbla, rrepë, rrikë.

6. Fruta me lëvozhgë të fortë dhe fara: bajame, arra, arra "macadamia", fara të lulediellit,fara të kungullit, shqeme.

7. Yndyra të shëndetshme: vaj ulliri ekstra i virgjër, ullinj dhe vaj avokado.

8. Shpezë: mish pule, gjeldeti, rosë dhe më shumë.

9. Vezë: të pulës, thëllëzës, rosës.

10. Prodhime të qumështit: djathë, jogurt grek.

11. Bimë dhe erëza: borzilok, piper, rozmarinë, trumzë, kanellë, hudhër, mentë.

12. Peshk dhe ushqime deti: salmon, sardele, troftë, gaforre, skumbri, karkaleca. Mos hani: sheqer, pije të ëmbëltuara, mish të përpunuar, drithëra të rafinuara, vajra të rafinuara dhe ushqime tjera të përpunuara.

SHMANGNI:

1. Drithëra të rafinuara: bukën e bardhë, pastën e bërë nga mielli i rafinuar.

2. Vajrat e rafinuar: vaji i bimës "cangla", vaji nga soja, vajin nga fara e pambukut.

3. Yndyrat trans: i hasim në margarinë dhe ushqime të ndryshme të përpunuara.

4. Sheqerin e shtuar: pije, akullore.

5. Ushqimet me përpunim të lartë: gjithçka që shkruan "low-fat" ose "diet".

6. Mish të përpunuar: salsiçe të përpunuara, "hot dog".

PINI:

1. Ujë

2. Verë të kuqe - 1 gotë në ditë

3. Kafe

4. Çaj Shembull i menysë mesdhetare: Kafjalli: jogurt grek me fruta të prerë dhe arra.

DREKA: PASTË

Darka: salmon në skarë, shërbyer me oriz të vrugtë dhe perime. Shembulli i dytë i menysë: Kafjalli: vezë dhe perime, të skuqura në vaj ulliri.

Dreka: jogurt grek me rrush, tërshërë dhe arra.

Darka: mish qengji në skarë, me sallatë dhe patate.

Disa zamra të shëndetshme:

1. Një grusht me arra

2. Një pjesë pemë (mollë)

3. Karota

4. Boronica ose rrush

5. Jogurt grek. 

(Kosova Sot)