Mollët e pjekura -ilaç kundër plogështisë - Shëndetësia - Kosova Sot
Mollët e pjekura -ilaç kundër plogështisë

Mollët e pjekura -ilaç kundër plogështisë

Kundër dhimbjeve në fyt dhe plogështisë, ilaç janë mollët e pjekura. Dhimbjet mund t'i heqin tri mollë të pjekura, që duhet t'i hani njëra pas tjetrës, thotë eksperti për ushqim, profesori austriak Hademar Bankhofer. Me rëndësi është që mollët të janë të ngrohta mesatarisht. Në të kundërtën, mund ta irritoni mukozën e gojës dhe të fytit, përmend ky ekspert. I pastroni në fillim mollët nga farat dhe përgatitni një sasi nga arrat e bluara apo lajthitë të përziera me mjaltë dhe rrush të thatë. Hademar thekson se kjo përzierje është e hatashme në luftën kundër stresit. Do të ishte mirë që në fund mollët t'i lyeni me mjaltë të livadheve apo blirit që është efikas te dhimbjet e përmendura. Përse bëhet kjo? Me rastin e pjekjes, në mollë vjen deri te krijimi i enzimave të veçanta dhe materieve bioaktive. Këto substanca në mukozën e gojës, fytit dhe telave të zërit aktivizohen aftësitë e organizmit në vetë-shërim, thekson profesori Bankhofer.

(Kosova Sot)

23 orë e 32 minuta më parë
18/08/18