SHURUPI KUNDËR KOLLËS

  • 09 January 2018 - 21:24
SHURUPI KUNDËR KOLLËS

Përgatitja e shurupit nga trumza dhe jamballi ndihmon kundër kollës. Përbërësit: 2 gotë ujë (500 ml) 2 lugë trumzë të thatë (20 g) 1 lugë rrënjë jamballi (10 g) ½ e gotës mjaltë (167 g) Përgatitja: Hidhni ujin në enë dhe le të vlojë. Kur të vlojë shtoni bimët dhe pakësoni temperaturën. E lini të zihet 5 minuta, më pas e hiqni nga zjarri dhe le të ftohet. Kur të ftohet, e derdhni në kavanoz. Shtoni mjaltin dhe përzieni me lugë të drunjtë. Shurupin kundër kollës e ruani në të ftohtë, vend të errët. Konsumoni deri 3 lugë shurup në ditë.

(Kosova Sot)