Me tre përbërës shëroni kollën

  • 10 January 2018 - 08:17
Me tre përbërës shëroni kollën

Kolla e padurueshme shfaqet shpesh në këtë periudhë kohore, por e a keni ditur se ilaçi gjendet në shtëpinë tuaj? Me ndihmën e këtij shurupi do ta shëroni kollën e thatë. Në fakt, dafina këtij shurupi i jep shijen e veçantë, derisa limoni i jep thartësirë të nevojshme.

PËRBËRËSIT:

- 6 gjethe të dafinës; - 2,5 dcl ujë; - 6 lugë sheqer (përdorni sheqer të vrugtë); - 1 limon.

PËRGATITJA:

Në një enë vloni ujin. Shtoni gjethet e dafinës dhe të mbuluar ta vloni edhe për dhjetë minuta. Pasi të keni nxjerrë jashtë gjethet e dafinës, masën ku e keni përgatitur në enën ku e keni përgatitur shurupin. Në masë shtoni edhe sheqerin dhe një limon të shtrydhur. Pasi ta keni përzier shtoni edhe sheqerin dhe përzieni që të tretet. Merrni nga një lugë shurup disa herë në ditë. Ditën e parë merrni nga një lugë derisa mund ta shtoni sasinë kur të shtohet intensiteti i kollës. Këtë shurup ta ruani në frigorifer për disa ditë. Ta përdorni të ngrohtë dhe të ftohtë. 

(Kosova Sot)