ÇAJI QË SHËRON FTOHJEN MË MIRË SE ILAÇET

  • 10 January 2018 - 13:53
ÇAJI QË SHËRON FTOHJEN MË MIRË SE ILAÇET

Si gjithmonë, me dimrin vijnë edhe ftohjet. Nëse ju mundon dhimbja në fyt dhe kolla, rrjedhjet e hundës dhe nganjëherë temperatura, atëherë ilaçi i duhur vjen nga natyra. Ky ilaç zgjedh problemin me ftohje e këtë ilaç mund ta përgatisni vetë. Kombinimi i rakisë, sheqerit dhe ujit të ngrohtë zbut simptomat e tilla dhe pastron rrugët e frymëmarrjes. Rakia që i shtohet këtij "çaji" ndihmon që të relaksoheni dhe të flini më lehtë. Uji i ngrohtë hap rrugët e frymëmarrjes, i ngrohë ekstremitetet. Për ta përgatitur ilaçin për një person, nevojitet gjysmë gotë raki dhe gjysmë gotë me ujë (0,5dl raki dhe 0,5dl ujë). Në enë derdhni sheqer që karamelizon. Më pas hidhni ujin dhe rakinë dhe përzieni derisa të tretet sheqeri. E derdhni në gotë apo shishe dhe e pini ngadalë të ngrohtë. 

(Kosova Sot)