BURIMET MË TË MIRA PËR VITAMINA D

  • 10 January 2018 - 14:10
BURIMET MË TË MIRA PËR VITAMINA D

Vitamina D është një nga vitaminat që shkrin yndyrën, bashkë me vitaminat A, E dhe K. Kjo vitaminë ka dobi të shumta, përfshihet absorbimi i kalciumit dhe forcon eshtrat. Ushqimi është burimi më i mirë për vitamina D, megjithëse mund të merret edhe përmes suplementeve. Në vijim ju sjellim ushqimet më të mira që janë burim për vitamina D.

VAJI I MËLÇISË SË MERLUCIT

Image

Vaji nga mëlçia e merlucit është një nga burimet për vitamina D. Bashkë me vitaminat D, vaji nga mëlçia e merlucit ofron edhe aminoacide tjera esenciale që nevojiten për trupin e njeriut. Siç raporton "Medical News Today", këtu përfshihen aminoacidet omega 3, që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës dhe shëndetin kardiovaskular. Për më shumë, aminoacidet omega3, po ashtu ndihmojnë edhe në absorbimin e vitaminave dhe të mineraleve, si dhe ndikojnë në forcimin e sistemit imun.

KËRPUDHAT

Image

Kërpudhat janë një burim tjetër i mirë për vitamina D. Parandalimi i kancerit është një dobi tjetër që e sjellin kërpudhat. Sipas "Healthy Eating", një studim i publikuar më 20 nëntor 2010, në revistën shkencore "Experimental Biology and Medicine", ka sjellë fakte dhe dëshmi se kërpudhat me sumbull të bardhë dhe disa lloje tjera të kërpudhave e reduktojnë rrezikun për kancer në gji, duke sulmuar qelizat kancerogjene. Për më shumë, kanë mbetur të kryhen edhe disa hulumtime tjera.

PESHKU

Image

 Në burimin akuatik, peshku është një nga burimet për vitamina D. Krahas vitaminave D, trofta ofron edhe proteina, makronutrient ky përgjegjës për rritjen e qelizave dh të indeve, riparimin e tyre dhe zhvillimin e tyre. Siç tregon "Healthy Eating", peshku përmban 21 gramë me proteina, që ofron 37 për qind të nevojave të rekomanduara ditore për meshkuj të rritur dhe rreth 46 për qind të nevojave ditore për femrat e rritura.

QUMËSHTI

Image

 Kur flitet për vitaminat D, qumështi është një nga top burimet që na vjen në mendje. Studimet që janë bërë nga ekspertët të ndryshëm te "Universities of Bristol", hulumtimi në Kardif dhe ai në Riding, në Mbretërinë e Bashkuar, kanë gjetur fakte se konsumimi i qumështit mundet ta ulë rrezikun nga vdekja te një person që ka pësuar sulm në zemër dhe pikë në tru për 20 për qind. Hulumtuesit po ashtu theksojnë se konsumimi i qumështit ofron një përparësi në mbijetesë.

(Kosova Sot)