Çaji i blirit, ilaç i fuqishëm për shumë sëmundje - Shëndetësia - Kosova Sot
Ēaji i blirit, ilaē i fuqishėm pėr shumė sėmundje

Ēaji i blirit, ilaē i fuqishėm pėr shumė sėmundje

Çaji nga gjethet e blirit tash e disa shekuj përdoret si ilaç i fuqishëm kundër shumë sëmundjeve. Gjethet përmbajnë hekur, kalcium, vitaminë C, taninë dhe vaj eterik.

MBRON NGA GRIPI DHE FTOHJET

Sasia e lartë me antioksidues në këtë bimë ndihmon në mbajtjen e një sistemit të fortë imun. Kjo është e domosdoshme për parandalimin e shërimin e gripit dhe ftohjes. Bliri sekreton djersitje, thyen viruset, ul temperaturën e lartë të trupit dhe zbut dhimbjet e fytit dhe pastron organet e frymëmarrjes.

SHËRON INFLAMACIONET

Çaji nga bliri zbut simptomat e dhimbshme te gjendjet inflamatore, përfshirë artritin, gihtin dhe inflamacionet infekstuese. Çaji nga bliri përdoret edhe për parandalimin e inflamacioneve të mushkërive, për zbutjen e inflamacioneve në fyt dhe për shërimin e inflamacioneve të enëve të gjakut.

NDIHMON NË DETOKSIMIN E ORGANIZMIT

Bliri përmban substanca me efekt të fortë diuretik. Substancat në gjethet e blirit nxitin sekretimin e urinës dhe djersitjes. Kështu nxitet eliminimi i helmeve, yndyrave, kripës, ujit të tepërt dhe substancave të padëshirueshme nga organizmi.

(Kosova Sot)

5 orë e 30 minuta më parë
21/02/18