Gjashtë lloje të ushqimeve dhe pijeve që përkeqësojnë ftohjen - Shëndetësia - Kosova Sot
Gjashtë lloje të ushqimeve dhe pijeve që përkeqësojnë ftohjen

Gjashtë lloje të ushqimeve dhe pijeve që përkeqësojnë ftohjen

Ekzistojnë ushqime të caktuara që nuk janë aleat në luftën kundër ftohjes, por se vetëm mund t'i përkeqësojnë edhe më shumë simptomat.

LËNGJET E BLERA TË PEMËVE

Image

 Lëngjet e shtrydhura të pemëve janë përplot me vitamina e minerale që trupit të sëmurë i nevojiten shumë, por kjo nuk vlen edhe për lëngjet e blera të pemëve. Në fakt, lëngjet e tilla në vete përmbajnë sasi të madhe me sheqer që lidhen për qelizat e gjakut dhe 'vjedhin' vitaminat nga trupi duke dobë- suar kështu sistemin imun.

 USHQIMI I PËRZHITUR

Image

Ushqimi i përzhitur nuk është i shëndetshëm as atëherë kur jemi të shëndetshëm, e paramendojeni sa i dobët është për trupin kur është i dobësuar nga viruset. Ky ushqim është plot me yndyra të ngopura që vështirë treten dhe munden ta çrregullojnë sistemin imun të organizmit që gjatë sëmundjes edhe ashtu nuk punon me kapacitet të plotë.

KAFEJA

Image

 Kur jemi të sëmurë do të duhej ta shtoni konsumimin e lëngjeve. Kafeja, përkatësisht kafeina, si përbërësi kryesor i lëngut të zi, ndikon si diuretik shumë i fortë që mund të shkaktojë dehidrim të organizmit tashmë të dobësuar.

USHQIMET E THARTA

Image

 Ushqimet e tharta mund ta irritojnë mukozën tashmë të dëmtuar nga sëmundja që mundet në masë të madhe t'i shtojë simptomat e sëmundjes. Në këtë grup bëjnë pjesë perimet e tharta, agrumet, sidomos portokajtë dhe domatja në të gjitha format. Agrumet më parë t'i shtrydhni dhe t'i përzieni me pije të ngrohta dhe mjaltë.

ALKOOLI

Image

 Pikërisht sikurse dhe kafeja, alkooli "përzë" lëngjet nga trupi duke shkaktuar dehidrim me këtë rast, e përzierja e alkoolit me disa ilaçe mund ta shkaktojë pakësimin e efektit të tyre. Edhe pse studimet thonë se një gotë verë krahas shujtës e forcon imunitetin, kur jeni të sëmurë një shprehi si kjo ta zëvendësoni me një lëng natyral apo me çaj.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Image

 Edhe pse prodhimet e qumështit përmbajnë proteina dhe përmbajnë vitamina D, që ndihmojnë në forcimin e organizmit, po ashtu e shtojnë sekretimin e mukozës natyrale në organizëm që në masë të madhe e shton kollën.

(Kosova Sot)

16 orë e 58 minuta më parë
21/08/18