DIETA E KRETËS DHE FSHEHTËSITË E SAJ

  • 12 January 2018 - 08:09
DIETA E KRETËS DHE FSHEHTËSITË E SAJ

Ushqimi i shëndetshëm, i shijshëm, natyral, përgatitet lehtë dhe nuk trash, por përtërinë . A nuk është dëshirë kjo e të gjithë neve? Dëshira ju është plotësuar me Dietën e Kretës. Prodhimet tradicionale dhe lokale janë karakteristika e dietës së këtij ishulli, por disa fakte mund t'ju befasojnë. Për shembull, nënkupton konsumimin tre herë më shumë yndyra në krahasim me vendet perëndimore. Vajin që banorët e Kretës e përdorin është ai i ullirit, pa përpunim termik, as i përzhitur as i zier .

FSHEHTËSIA E VITALITETIT DHE JETËGJATËSISË ËSHTË NË VAJIN E ULLIRIT?

Besohet se kualiteti i vajit të ullirit është kyç në ruajtjen e një shëndetit të mirë dhe n parandalimin e sëmundjeve. Për dallim nga llojet tjera të vajit, vaji i ullirit është i pasur me aminoacide që janë rezistente ndaj oksidimit. Vaji i ullirit thënë thjesht "lidhet" për radikalet e lira toksike duke krijuar mbrojtje nga disa lloje të kancerit. Pra, befasia e parë është përdorimi i vajit të ullirit. Befasia e dytë është buka. Tre herë më shumë bukë konsumohet në këtë dietë tradicionale, se sa në ushqimin e perëndimorëve. Banorët e Kretës zakonisht hanë bukë integrale. Pra, dieta e Kretës është e menduar për ata që pëlqejnë vajin dhe bukën.

E ÇFARË ME MISHIN DHE PESHKUN?

Mishi dhe peshku përbëjnë pak nga dieta tradicionale e Kretës dhe mënyrës së gatimit. Ushqimi përgatitet duke u zier dhe në skarë.

BAZA E DIETËS SË KRETËS

Baza e kësaj diete janë pemë, perimet dhe bishtajat. Pemë ka me të madhe në Kretë dhe bien nga pemët. Pothuajse mund të kultivohen nga nëntori e deri në prill. Ka portokaj dhe agrume të tjera, mandarina, grejpfrut e limon. Pemë të vogla që ngjasojnë me nektarinat ka nga marsi e deri në maj. Nga qershori tregjet janë përplot me kajsi, shalqi. Në shtator dhe tetor fiku dhe shega janë kudo dhe i japin falas krahas pijeve.

SI TA APLIKONI DIETËN E KRETËS

Nëse ju ka interesuar kjo dietë, mund të ushqeheni si ata dhe të humbni në peshë, si dhe ta përmirësoni shëndetin. Do të zbuloni një botë krejt ndryshe dhe më të shijshme, që ju përmirëson cilësinë e jetës dhe jua zgjat jetën. Këto janë rregullat bazë të ditës së Kretës: Përdorni vajin e ullirit si yndyrën kryesore. Pini sasi të moderuar të verës, zakonisht me shujtën e mbrëmjes, një ose dy gota për meshkujt, një gotë për femrat. Hani shumë pemë të freskëta si desert ditor: kufizoni ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të madhe me sheqer dhe yndyra të ngopura. Në ushqim përfshini më shumë ushqim me prejardhje bimore, përfshirë pemë, perime, bukë dhe drithëra, bishtaja, fruta me lëvozhgë të fortë dhe fara. H ani pak sasi të djathit dhe jogurt Hani pak peshk dhe mish me prejardhje nga kafshët dhe konsumoni sasinë e vezëve, 4 vezë në javë. Mishin e kuq e përfshini kohë pas kohe, ndoshta një herë në javë. 

(Kosova Sot)