Eliminoni këto ushqime dhe do të keni 500 kalori më pak

  • 14 January 2018 - 08:11
Eliminoni këto ushqime dhe do të keni 500 kalori më pak

A dëshironi t'i hiqni 500 kalori nga ushqimi juaj i përditshëm, por nuk dini si ta bëni këtë dhe pa vuajtur urie? Ja disa rekomandime si ta bëni

AKULLORJA

Image

A është akullorja një ushqim që nuk do të dëshironit të hiqni dorë prej saj? Vetëm e zëvendësoni akulloren e çokollatës me akulloret e bëra nga frutat. Me vetëm këtë zëvendësim të vogël, nga 227 kalori nga dy shërbime do të zbritni në 132 kalori, e po ashtu edhe do ta reduktoni sasinë e yndyrës.

TONI

Image

Reduktimi i kalorive që hani është shumë më i lehtë sesa që mendoni. Plus, mundet të jetë e thjeshtë sa zëvendësimi i tonit të konservuar në vaj luledielli me ton në ujë. Kjo fshehtësi do të rezultojë që në tonin me ujë të mbesin vetëm 96 kalori në vend të 190 kalorive.

ZAMRAT

Image

 Nëse ndonjëherë ju pëlqen vetes t'i jepni një tretman dhe të konsumoni zamra, kujtoni se kokoshkat - për shembull - kanë më pak kalori se sa arrat. Në 100 gramë arra të përziera përmbajnë më shumë se 600 kalori, përderisa e njëjta sasi e kokoshkave përmban vetëm 375 kalori.

TËRSHËRË NË VEND TË DRITHËRAVE

Image

Tërshëra mund të jetë zëvendësim i përsosur për drithërat e rregullta. Kujtoni se mund të blini bollgur me fruta ose arra, dhe kjo është shumë më e mirë se sa kutitë e paketuara me drithëra. Shija dhe sheqeri që ju shtohen këtyre drithërave komerciale ju bëjnë t'i hani edhe më shumë. Tërshëra përmban 184 kalori për 100 gr, derisa drithërat e paketuara kanë 375 kalori.

PATATET

Image

 Besojeni apo jo, nëse zgjidhni patatet e grira, në vend të atyre të freskëta, ju bëjnë të hani më pak. Përderisa është e vërtetë se patatet e ngrira nuk e kanë atë cilësinë si të freskëta, do të ndiheni të ngopur më gjatë pasi t'i keni ngrënë. Patatet e ngrira kanë më shumë niseshte të shëndetshme.

 ÇIPSAT

Image

Nëse zakonisht hani çips në shtëpi, provoni t'i hani ato nga perimet, mund t'i përgatitni në shtëpi. Ky është opsion me më pak kalori se sa nga ato të paketuara që i blini nëpër shitore. Një shërbim i vetëm i një qeses me çips mundet të përmbajë më shumë se 500 kalori në 100 gr, derisa çipsat nga perimet vetëm 221 kalori.

(Kosova Sot)