Zgjojeni tretjen: Fshehtësitë që veprojnë brenda 15 minutash

  • 14 January 2018 - 17:53
Zgjojeni tretjen: Fshehtësitë që veprojnë brenda 15 minutash

Derisa ëmbëlsirat, mishi dhe ushqimet e tjera të rënda dikush i konsumon me dashje, në to nuk kënaqet edhe aq sistemi tretës.

UJË I VAKËT DHE LIMON

Në gotën me ujë të vakët shtrydhni një limon dhe e konsumoni. Këtë lëng mund ta konsumoni edhe si masë parandaluese dhe të parandaloni telashet me tretjen.

VAJI I ULLIRIT DHE LIMONI

Përpini një lugë vaj ulliri, sipas dëshirës të tretur në lëng limoni. Ky ilaç vendor përmirëson tretjen dhe më së miri është ta konsumoni në mëngjes apo disa orë pas shujtës.

SODË E BUKËS DHE UJË I VAKËT

Në një gotë ujë të vakët përzieni gjysmë lugë sodë të bukës. Soda e bukës me gjenerata të tëra njihet si aleat i tretjes, por me rëndësi është ta dini se duhet përdorur vetëm soda farmaceutike pa alumin. Receta për tretje më të mirë (nuk preferohet për ata që vuajnë nga i thati në lukth). - Ujë, - Probiotikë, - Pemë dhe perime të pasura me fibra (bizele, karota, brokoli, portokaj), - Drithëra nga kokrra e drithit (elb, oriz i vrugtë), Dhe mos harroni të lëvizni, së paku dhjetë minuta shëtitje në ditë. 

(Kosova Sot)