PANXHARI NGADALËSON PLAKJEN E TRURIT

  • 15 January 2018 - 15:37
PANXHARI NGADALËSON PLAKJEN E TRURIT

Studimet e mëparshme kanë dëshmuar se lëngu i panxharit në formë të shtesave në ushqim krijon formimin e qelizave të reja te personat e moshuar dhe t'i përmirësojë kështu aftësitë kognitive. Në studim kishin marrë pjesë 26 meshkuj dhe femra të moshës më të moshuar se 55 vjeç. Bëhet fjalë për personat që kishin marrë ilaçe për shtypjen e lartë të gjakut dhe që nuk ishin aktiv fizikisht. Tri herë në javë ekspertët për gjashtë javë ju kishin dhënë lëng panxhari. Rezultatet kanë treguar në përmirësim të dukshëm të aftësive motorike të trurit tek ata që kishin përdorur lëngun e panxharit.  

(Kosova Sot)