4 mënyra të lehta për të humbur në peshë me qull tërshëre

  • 15 January 2018 - 19:42
4 mënyra të lehta për të humbur në peshë me qull tërshëre

Me qëllim që t'ju ndihmojmë të humbni në peshë, qulli nga tërshëra ndihmon në rregullimin e traktit të zorrëve, pasi që përmban sasi të konsiderueshme me fibra

TËRSHËRË ME QUMËSHT

Image

Kjo është mënyra më e zakonshme për të humbur në peshë me bollgur. Lehtë përgatitet, kërkon vetëm disa minuta kohë. Përbërësit: 8 gota ujë mineral (2 l); 1 gotë tërshërë (105 g); 1/2 e lugës lëng limoni (2 ml). Udhëzimet: Me ndihmën e blenderit, përzieni tërshërën në një gotë ujë (200 ml) derisa përzierja të jetë unike. Shtoni ujë nëse nevojitet dhe përzieni përsëri. Pastaj, shtoni lëngun e limonit. Përziejeni mirë në mënyrë që të hiqni të gjitha gungat e mbetura. E pini çdo mëngjes në lukth të thatë dhe brenda 2 javësh do t'i dalloni ndryshimet. 

BOLLGURI I ZIER

Image

Kjo është një tjetër mënyrë e zakonshme për të përfituar nga aftësitë e bollgurit për të humbur në peshë. Përbërësit: 6 gota ujë mineral (1 1/2 l); 1 gotë tërshërë (105 g); 2 lugë paste me elb (20 g). Udhëzimet: Së pari, ngrohni ujin dhe kur të ketë vluar, shtoni tërshërën. Më pas prisni 5 minuta, dhe hiqni nga pllaka e nxehtë. Prisni derisa përzierja të ftohet dhe shtoni elbin. E lini të qëndrojë për 8 orë. Kur të ketë kaluar kjo kohë, e përzieni me blender dhe është e gatshme për tu konsumuar. E konsumoni në stomak të thatë. 

TËRSHËRË, DARDHË DHE PËRZIERJE ME XHENXHEFIL

Image

Kombinimi i përbërësve tuaj të preferuar mund të jetë një nga kënaqësitë më të mëdha kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Përbërësit: 1 jogurt (125 ml); 1/2 e gotës bollgur të zier (52 g); 1 dardhë të shtypur pa lëvore; 1/2 banane; 1/2 e lugës xhenxhefil të copëtuar (2 g). Udhëzimet: Së pari, derdhni të gjithë përbërësit në blender dhe procedoni derisa përzierja të jetë unike. Më pas, e pini si pjesë të kafjallit, pasi që ofron energjinë për pjesën tjetër të ditës. 

KEKSËT DIETALË ME TËRSHËRË

Image

Në vend se të shtoni në peshë, duke konsumuar çokollatë dhe keksë të ëmbël, pse mos të humbni në peshë me ëmbëlsirat me tërshërë? Mësoni si t'i përgatisni dhe kënaquni me çaj ose kafe. Përbërësit: 1 gotë shtresa tërshëre (105 g); 1/2 e gotës rrush të thatë ose arra (125 g); 1/2 e gotës miell (120 g); Pak kanellë pluhur; Pak kripë; Pak sodë të bukës; 3 lugë gjalpë (60 g); 1 lugë ekstrakte vanilje (15 ml); 1/2 e gotës vezë; 1 gotë sheqer të vrugtë. Udhëzimet: Tërshërën, arrat ose rrushin e thatë, miellin, kanellën, kripën dhe sodën e bukës i vendosni në një enë dhe i përzieni mirë. Në një enë tjetër, rrihni gjalpin me ekstraktet e vaniljes dhe vezët. Pastaj, hidhni sheqerin pak nga pak, duke i përzier rregullisht, pasi që pasta duhet të jetë unike. Shtoni përzierjen e bollgurit dhe rrushit të thatë, duke i përzier mirë në blender. Ëmbëlsirat i përgatitni dhe i vendosni në furrë dhe i piqni derisa të ketë ngjyrë të artë.

(Kosova Sot)