Me ilaçe nga kuzhina kundër ftohjes

  • 15 January 2018 - 21:16
Me ilaçe nga kuzhina kundër ftohjes

Temperaturat e larta në dimër vetëm sa përhapin bakteret dhe viruset, që rezultojnë me ftohje dhe grip. E nëse sistemin imun e keni të dobët, mund të infektoheni shumë shpejt. LËNGU I QEPËS Ky lëng po ashtu është i shkëlqyeshëm në luftën kundër kollës dhe për forcimin e imunitetit. Pastroni dhe copëtoni në katër pjesë një qepë dhe së bashku me gjysmë litër ujë dhe me 2-3 lugë sheqer i zieni në zjarr të lehtë derisa shurupi të trashet. Nëse ju pengon shija e qepës, aty shtoni edhe disa pika lëng limoni. SHURUPI NGA RREPKA E ZEZË Rrepka e zezë është perime që pa të drejtë ka mbetur nga anash, e përmban shumë vitamina e minerale. Ky shurup është një nga më të fortit kundër kollës. Krejt çfarë duhet të bëni është ta preni majën e rrepkës, ta thelloni nga brenda dhe ta mbushni me sheqer ose mjaltë dhe e lini të qëndrojë gjatë natës. Shurupin ta konsumoni disa herë brenda ditës nga një lugë dhe shpejtë do t'ju ndalojë kolla. MST/ Limon, mjaltë, xhenxhefil dhe hudhër Gjithsecili nga përbërësit është i shëndetshëm, e në kombinim e luftojnë ftohjen dhe gripin. Bluani pak xhenxhefil, preni disa rriska limoni e hudhër dhe i përzieni me mjaltë. Merrni nga një lugë çdo ditë.

(Kosova Sot)