Dieta me spageta

  • 15 January 2018 - 23:14
Dieta me spageta

Me siguri se shtroni pyetjen nëse titulli është i gabuar apo do të thotë dietë me makarona? Jo, titulli është krejt i saktë sepse para jush, vërtet kemi dietën me spageta. Dietë me spageta dhe asgjë tjetër, pa shtuar makarona. Atyre që gluteni nuk ju pengon, krejt është në rregull - dieta me spageta mund të ofrojë lumturi dhe të ndihmojë në heqjen e disa kilogramëve. DIETA ME SPAGETA - BAZA Te kjo dietë me rëndësi është zgjedhja e ushqimit kryesor, spagetat. Sugjerohen vetëm ato të përgatitura nga gruri i fortë. Spegetat t'i zieni sipas udhëzimeve në paketim, e kjo zakonisht do të thotë se për 100 g spageta nevojitet një litër ujë. Sasia që mund ta hani në ditë nuk është e kufizuar, por ekziston një kleçkë: e domosdoshme është salca nga perimet. Djathi në këtë dietë nuk përdoret, as mishi e asnjë proteinë tjetër. Salca është e lehtë për t'u përgatitur dhe gjithmonë duhet të përgatitet e freskët. MSST/ Si përgatitet salca për spageta Një kungulleshkë e copëtoni imët dhe ta përzieni në 2,5 dl domate të shtypura për disa minuta. Sipas nevojës shtoni pak ujë. Pas disa minutave salca pothuajse është gati - nevojitet ta trashni pak. Kjo bëhet me një lugë miell misri të përzier paraprakisht në pak ujë. I shtoni kripë sipas shijes, si dhe ndonjë erëz sipas dëshirës (le të themi origano) dhe për 2-3 minuta salca është gati. Spagetat i vendosni në pjatë, hidhni disa lugë salcë, sipër shtoni një gjethe të copëtuar imët të majdanozit dhe sipër gjithçkaje shtoni një lugë vaj ulliri. Një shujtë si kjo mund ta hani dy herë në ditë, në vend të drekës dhe darkës. Sasia për shujtë nuk është e kufizuar, por kjo nuk do të thotë se mund të hani derisa nuk mund të ngriheni nga karrigia. SHEMBULLI I MENYSË Kafjalli: Vezë të zier butë me një rriskë bukë të thekur dhe kafe apo çaj ose; Gjoks pule, disa keksë dhe lëng të freskët të shtrydhur nga portokalli ose; Një tepsi me flluska të ziera në ujë duke shtuar gjysmë banane të shtypur dhe gjithçka erëzoni me kanellë. Zamra: Një sasi pemë ose një gotë lëng të shtrydhur nga pemët apo perimet (bën edhe një përzierje pemë/perime). Dreka: Spageta me salcë sipas recetës nga më sipër dhe një sallatë të madhe të freskët me perime sezonale. Zarma: Një pemë. Darka: . Sallatë me tunë dhe perime ose; Mish të bardhë të pulës pjekur në folie + sallatë të madhe nga perimet të lyer me një lugë vaj ulliri ose; Mish gjeldeti në avull + perime në avull. USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR: Derisa zgjat dieta me spageta, harroni të gjitha ushqimet e blera të grimcuara, ëmbëlsirat, pijet e gazuara. Lëngjet e freskët të shtrydhur janë të mirëseardhur. Dhe në fund... Dieta me spageta aplikohet shtatë ditë, sipas mundësisë për ta përsëritur edhe disa herë të tjera. Pas shtatë ditësh dietë, do të humbni rreth katër kilogramë.

(Kosova Sot)