Simptomat e hershme se keni probleme me veshkat

  • 15 January 2018 - 23:34
Simptomat e hershme se keni probleme me veshkat

Diagnostikimi i hershëm është kyç për shëndetin. Këtu përjashtim nuk përbëjnë as veshkat. Është me rëndësi ta kuptoni që në shenjat e para se diçka nuk është në rregull, prandaj ja disa nga simptomat se veshkat janë në probleme.

NYJA TË ËNJTURA, SHPUTA, FYTYRË

Grumbullimi i lëngjeve në organizëm është tregues se diçka nuk po funksionon si duhet me veshkat tuaja. Ënjtja e disa pjesëve të trupit tuaj (nyja, shputa, duar, fytyrë.)mundet të udhë- zojë në problemet me veshkat.

NDRYSHIMET NË URINË

Do të dalloni ndryshime në urinën tuaj, nevoja për të urniuar më shpesh, ngjyra e urinës. Është shumë logjike të mendohet se ndryshimet në urinë tregojnë në ndryshimet e punës apo mos punës së veshkave. Disa nga ndryshimet në urinë përfshijnë: Urinim me dhimbje; Ekzistojnë shenja apo njolla të gjakut në urinë; Urinimi rrallohet; Zgjoheni nga disa herë brenda natës për të urinuar; Mundime dhe të vjella.

NDJENI LODHJE TË TEPËRT

Secilit i ndodh që nganjëherë një ditë të ndihet i lodhur, pa disponim. Mirëpo, lodhjen nganjëherë e shkakton mungesa e eritropoetinës, hormon i cili sekretohet në veshka. Prandaj, nëse keni mangësi të këtij hormoni, më shpesh dhe më intensivisht do të jeni të lodhur, e kjo është shenjë se diçka nuk është në rregull me veshkat tuaja.

(Kosova Sot)