DOMATJA PARANDALON ZHVILLIMIN E KANCERIT TË LUKTHIT

  • 16 January 2018 - 16:01
DOMATJA PARANDALON ZHVILLIMIN E KANCERIT TË LUKTHIT

Domatja mund ta ngadalësojë zhvillimin e kancerit të lukthit, tregon studimi i fundit. Kjo perime ndikon në parandalimin e zhvillimit të qelizave të kancerit, ku përfshihen shumë përbërës, e jo vetëm glikopeni, siç ishte menduar më parë. Lideri i studimit, italiani Danielle Barone thotë se ky veprim varet nga përbërësit veç e veç. Hulumtuesit kanë analizuar se si ekstraktet nga domatet ndikojnë në format e ndryshme të kancerit të lukthit. Rezultatet kanë treguar se ekstraktet ndikojnë në aftësinë e zgjerimit dhe zhvillimit të qelizave të kancerit dhe në shkatërrimin e tyre. 

(Kosova Sot)