Top pemët për ditët dimërore

  • 16 January 2018 - 16:02
Top pemët për ditët dimërore

Në vazhdim ju sjellim pemët që duhet t'i konsumoni gjatë sezonit dimëror: Mollët si antioksidues Mollët janë burim i hatashëm për antioksidues që pastrojnë trupin nga substancat e padëshiruara. Pos kësaj, mollët përmbajnë shumë vitamina C dhe kalium, që luan rol të rëndë- sishëm në funksionimin si duhet të zemrës. Mollët përmbajnë edhe vitamina B1, B2 e B6. Papaja heq ftohjen dhe efektet e astmës Mollët mund t'i zëvendësoni me papajë, e cila përmban shumë vitamine e minerale. Papaja përmban edhe hekur dhe selen që kontribuojnë në shëndetin e gjakut. Pos kësaj, papaja përmban edhe vitamina B që promovon krijimin e rruazave e kuqe të gjakut. Boronicat e kuqe për florë të shëndetshme të zorrës Boronicat e kuqe përmbajnë sasi të konsiderueshme të antioksiduesve dhe probiotikëve natyralë, që do të thotë se rregullojnë florën e zorrës. Pos kësaj, janë burim i mirë për vitamina C, B1, B2, B6 dhe vitamina E, e po ashtu kanë ndikim edhe në traktin urinar. Grejpfruti për sistem të fortë imun Grejpfruti përmban vitamina C dhe me sukses e forcon sistemin imun. Po ashtu, me përbërësit e vet ndikon në uljen e kolesterolit. Grejpfruti përmban hekur, kalium dhe kalcium, e materiet aktive të grejpfrutit të kuq mbrojnë nga sëmundjet e kancerit. 

(Kosova Sot)