4 gjëra që aknet duan t’u tregojnë për shëndetin tuaj

  • 16 January 2018 - 17:35
4 gjëra që aknet duan t’u tregojnë për shëndetin tuaj

1. Hormonet tuaja nuk janë në balancën e duhur
Nëse keni një dhimbje të vazhdueshme për shkak të cisteve me siguri hormonet tuaja nuk janë në balancën e duhur. Kjo gjë mund të shkaktohet nga teprica e hormonit të androgjenit. Fajtori kryesor për këtë është sindroma policistike ovariane, e cila bën që femrat të kenë ciste në vezore ose dhe shtim të qimeve në fytyrë dhe pjesën e kraharorit dhe në shumë raste edhe akne.
2. Po përdorni produktet e gabuar për makeup dhe për kujdesin e lëkurës
Problemet e përhershme në zonën e syve, ballit ose faqeve mund të shkaktohen nga produkte të caktuara për makeup. Produktet që kanë në përbërje vaj ose produkte të ndryshme kozmetike mund të shkaktojnë shumë probleme me aknet. Në zonën e syve mund të krijohen shumë akne nga përdorimi i disa kremrave. Nëse po përdorni produkte që u shkaktojnë këto probleme atëherë duhet ta ndërprisni menjëherë përdorimin e tyre.
3. Jeni shumë të stresuar
Nëse po përgatiteni për një takim shumë të rëndësishëm në punë, ose duhe të kapni avioinin dhe autobuzin në kohë, atëherë hormoni kortizolit që është përgjegjës për stresin, mund të çojë në shtim shumë të madh të akneve.
4. Keni qëdruar shumë gjatë në diell
Nëse keni qëndruar për një kohë të gjatë në diell mund të rezultojë në akne të zeza rreth pjesës së syve. Ndaj evitoni qëndrimin e gjatë në diell dhe përdorni produkte që mbrojnë lëkurën nga dielli.

(Kosova Sot)