Ilaçi që bën çudi te thembrat e pëlcitura

  • 04 August 2015 - 08:33
Ilaçi që bën çudi te thembrat e pëlcitura

Kur shputat janë në pyetje, problemi më i shpeshtë janë thembrat e pëlcitura. Theksohen për nga të pëlciturat, të cilat dallohen, lëkura e tharë, e po ashtu edhe lëkura mund të trashet përreth thembrës, që më së shumti shfaqet me ngjyrë të verdhë dhe ezmere. Thembrat e pëlcitura mund të jenë pasojë e mungesës së lagështisë në lëkurë, ajrit të thatë, ushqimit të dëmshëm, kujdesit jo të duhur, këpucët e gabuara, qëndrimit të tepërt në këmbë, e mund të shfaqen edhe si pasojë e sëmundjeve si ekzema, psоriаzа, diаbеti ose sëmundjet e gjëndrave mbrojtëse. Në vijim ju paraqesim recetën, e cila ju ndihmon te ky problem.

Përgatitja dhe përdorimi

Shtypni rreth 10 aspirina ose аndоl (pаrаcеtаmоl) dhe i bëni pluhur, duke i përzier me 250 ml alkool (70 për qind). E lini që kjo masë të qëndrojë një apo dy ditë. Pas kësaj, për çdo mbrëmje e përzieni masën dhe e lyeni fashën me të cilën do ta mbështillni thembrën tuaj. Pasi ta keni mbështjellë me fashë apo kompresë, e mbuloni edhe me qese të plastikës dhe më pas e mbathni çorapen. E lini të qëndrojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes këmbët i shpëlani me ujë dhe i thani me peshqir. Më pas vendoni glicerinë apo ndonjë krem të yndyrshëm. Për efekt më të mirë, para se ta vendosni kremin, bëjani një masazh thembrave tuaja me një gur për thembra. Pas vetëm dhjetë tretmanëve nuk do të keni më thembra të pëlcitura. 

(Kosova Sot)