Këto ushqime shkrijnë DHJAMIN NË BEL

  • 16 January 2018 - 18:49
Këto ushqime shkrijnë DHJAMIN NË BEL

Pos se shkrijnë dhjamin në bel, konsumimi i këtyre ushqimeve ju ofron ekstra nutriente që janë shumë të dobishme për shëndetin në përgjithësi. Shkaku i këtyre dobive, do të ishte mirë t''i hani sa më shpesh.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është yndyrë e shëndetshme për të hequr qafe yndyrat e dëmshme. Po ashtu, ndihmon në kontrollimin e kortizolit. Ky hormon njihet si hormon i stresit dhe po ashtu nxit humbjen në peshë te personat me mbipeshë. Konsumojeni vajin e ullirit në baza të rregullta, preferohet pa e gatuar.

MOLLËT

Mollët janë të pasura me vitamina dhe antioksidues. Pos kësaj, ndihmojnë për djegien e dhjamit në bel. Më e mira është që për çdo ditë ta hani nga një mollë në ditë. Më të shëndetshme është t'i hani për kafjall. Kjo pasi që efektet e saj do të janë më të mëdha.

PESHKU I YNDYRSHËM

Peshku i yndyrshëm është i pasur me aminoacide omega 3. Kjo është substancë që heq qafe lipoidet shtesë. Po ashtu heq qafe dhjamin e grumbulluar në trup. Nëse nuk e dini se cilët lloj të peshqve janë të yndyrshëm, ja disa prej tyre: Salmoni Skumbri Harenga Tuna Sardelja Peshku-shpatë.

BANANET

Bananet janë të pasura me kalium. Po ashtu përmbajnë sasi të madhe me kalcium, me magnez dhe me vitamina. Nëse e konsumoni këtë fryt për çdo ditë, atëherë shpejtë do ta dalloni se dhjami i grumbulluar përreth belit do të fillojë të shkrihet.

AGRUMET

Agrumet janë të pasura me vitamina C. Po ashtu ato ndihmojnë në procedimin e dhjamit shumë më shpejtë. Mbi gjithçka, ndihmojnë trupin për të hequr qafe insulinën. Mos harroni në ushqimin tuaj duhet të përfshini edhe: Portokaj Lëng limeje; Grejpfrut.

DOMATET

Domatet janë shumë të shëndetshme për të reduktuar grumbullimin e dhjamit në gjak. Kjo për faktin sepse ndihmon në pastrimin e gjakut. Po ashtu, ofrojnë likopenin. Glikopeni është një antioksidues shumë i fuqishëm. Rekomandohet që domatet t'i përfshini në bazë ditore në menynë tuaj. 

(Kosova Sot)