Yndyrat nxitin përhapjen e tumorit të prostatës

  • 17 January 2018 - 16:24
Yndyrat nxitin përhapjen e tumorit të prostatës

Hulumtimi i bërë në Amerikë tregon se si yndyrat e pranishme në ushqim në kombinim me disa faktorë gjenetikë mund të nxitin përhapjen e tumoreve të prostatës. Meshkujt me sasi më të madhe të yndyrës mesatarisht për 2,5 herë janë më të rrezikuar të vdesin nga kanceri i prostatës në krahasim me ata pacientë që në menynë e tyre kanë më shumë pemë dhe perime, thuhet në studim. Të dhënat e publikuara në revistën shkencore "Nature Genetics" hedhin dritë të re në lidhjen midis gjenit "PTEN" dhe yndyrave nga ushqimi dhe tregojnë në mundësinë e marrjes së ndryshimeve pozitive te ushqimi që e konsumojnë meshkujt. Ekspertët nga "Beth Israel Deaconess Medical Center" në Boston shtojnë se si tani janë duke u hapur mundësi të reja për aplikimin e ilaçeve të reja. Edhe disa studime të mëhershme tashmë kishin treguar se si meshkujt që konsumojnë sasi më të madhe të yndyrës i pret rreziku më i shtuar nga vdekja si pasojë e kancerit të prostatës dhe rreziku nga vdekja si pasojë e kancerit në zorrë të trashë.

(Kosova Sot)