Hiqni qafe lodhjen me këto ushqime që ju kthejnë në jetë

  • 18 January 2018 - 08:35
Hiqni qafe lodhjen me këto ushqime që ju kthejnë në jetë

Nëse në mënyrë kronike ju mungon energjia, konsumimi i vitaminave dhe mineraleve është obligim. Në këtë drejtim, ju sjellim ushqimet përplot me ato që ju nevojiten, që ju ngrenë nga 'të vdekurit' Spinaqi - kjo perime mbulon 200 nevoja ditore për vitamina K, që ruan shëndetin e eshtrave. Është i pasur me hekur, ju sugjerohet personave që vuajnë nga anemia. Banania - kjo pemë ekzotike është përplot me kalium që pakëson ndjenjën e lodhjes dhe shton përqendrimin. Është burim i mirë edhe për vitamina B6, i rëndësishëm për punën e trurit dhe imunitetit. Panxhari - kjo perime me rrënjë është përplot me përbërës që luftojnë inflamacionet, si hekur, folate dhe vitamina B. Plus, në 200 gr panxhar hasim 440 mlg kalium. Jogurti grek - jo vetëm se dyfish ka më shumë proteina se jogurti i zakonshëm, përmban edhe sasi të madhe me kalium që garanton ndërtim të mirë të eshtrave dhe dhëmbëve. Kanella - në pyetje është erëza fleksibile, që vjen në kombinime të ndryshme, e studimet tregojnë se rregullon shtypjen e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit.

(Kosova Sot)