Aroma e keqe nga goja: Shkaktari i problemit që shumica prej nesh e harrojmë - Shëndetësia - Kosova Sot
Aroma e keqe nga goja: Shkaktari i problemit që shumica prej nesh e harrojmë

Aroma e keqe nga goja: Shkaktari i problemit që shumica prej nesh e harrojmë

Aroma e keqe nga goja në të shumtën e rasteve vjen si rezultat i higjienës së keqe të sipërfaqes së gojës, por mund të shfaqet edhe si pasojë e problemeve shëndetësore. Goja është shtëpia e baktereve të dëmshme dhe të shëndetshme. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë. Bakteret e dëmshme, sidomos bakteri "Helicobacter pylori", është një prej faktorëve kryesor të aromës së keqe nga goja. Bakteri "Helicobacter pylori" kryesisht gjendet në gjuhë, kështu që sa herë t'i pastroni dhëmbët, me brushën e dhëmbëve kaloni dhe fërkoni mbi gjuhë me brushë. Nëse keni mundësi, pastroni dhëmbët dy deri tri herë në ditë. Marrë parasysh faktin se bakteret mbijetojnë në gojën e thatë, këshillë shtesë kundër aromës së keqe nga goja është konsumimi i më shumë lëngjeve. Nëse as pastrimi i dhëmbëve e as gjuhës nuk ndihmon, është koha ta vizitoni mjekun. Shkaktari i aromës së keqe nga goja mund të shfaqet edhe si pasojë e organeve të frymëmarrjes ose në lukth. Ndihma e parë më e mirë është çamçakëzi. Por, kini kujdes mos i përdorni ata që përmbajnë sheqer.

(Kosova Sot)

9 orë e 54 minuta më parë
27/05/18