USHQIMET QË E FORCOJNË SISTEMIN IMUN - Shëndetësia - Kosova Sot
USHQIMET QË E FORCOJNË SISTEMIN IMUN

USHQIMET QË E FORCOJNË SISTEMIN IMUN

Ushqimi i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është i rëndësishëm për të forcuar sistemin tuaj imun dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, që vijnë si pasojë e sistemit të dobët imun

UJI

Image

Trupi juaj ka nevojë të rrijë i hidratuar për të hequr qafe helmet. Të jesh i hidratuar po ashtu ndihmon të hiqni mbetjet e tjera të dëmshme nga trupi. Në të njëjtën kohë, të jeni të hidratuar ndihmon të hiqni infeksionet dhe mbroni rrugët e frymëmarrjes. Pini 10 deri 12 gota ujë në ditë. 

HUDHRA

Image

Pos se i jep shije ushqimit tuaj, hudhra përmban veti kundër baktereve dhe kundër viruseve. Këto janë të përdorshme për forcimin e sistemit mbrojtës. Hudhra trupit i ofron edhe enzima, antioksidues, kalium, fosfor, zink dhe kalcium. E forcon sistemin respirator dhe shton numrin e qelizave të bardha në gjak. 

AGRUMET

Image

Limoni, mandarina, portokajtë, grejpfruti dhe agrumet e tjera rekomandohen për forcimin e sistemit imun. Përmbajnë sasi të madhe me vitamina C. Kjo vitaminë vepron si antioksidues. Si rezultat i kësaj, parandalojnë sëmundjet respiratore dhe përshpejtojnë shërimin. I forcojnë eshtrat dhe kujdesen për sistemin nervor.

MJALTI

Image

Mjalti në përgjithësi përdoret për të ëmbëltuar ushqimin dhe pijet. Por, dobitë e mjaltit janë shumë më të mëdha sesa shija e tij e mirë. Përmban antioksidues të ndryshëm. Këto substanca lirojnë nga kolla, kujdesen për mushkëritë derisa frytin nuk e lënë të thahet. E heqin qafe dhe gëlbazin. Redukton kolesterolin, përmirëson tretjen dhe e forcon sistemin imun. 

QEPËT

Image

Qepët janë një nga ushqimet që përdoren më së shumti si ilaçe natyrale për sistemin respirator, për infeksionet dhe për ta forcuar sistemin imun. Kjo ndodh për faktin se përmban përbërës pastrues. Qepët janë të pasura me vitamina, kripëra minerale, sulfur, magnez, hekur dhe sodium. Ndihmojnë te diabeti, sëmundjet kardiake, infektuese dhe problemet me tretjen. 

KËRPUDHAT

Image

Kërpudhat janë të përsosura për forcimin e sistemit imun dhe sistemin mbrojtës. Po ashtu, trupit tuaj i dhurojnë shumë energji për t'u marrë me detyrat ditore. Kanë përbërës që luftojnë mikrobet dhe viruset, përmbajnë edhe kalium. Kështu e ekuilibrojnë shtypjen e gjakut dhe e përshpejtojnë metabolizmin.

(Kosova Sot) 
 

57 minuta më parë
22/05/18