Pija e krijuar për shkrirje të dhjamit

  • 20 January 2018 - 10:42
Pija e krijuar për shkrirje të dhjamit

A dëshironi që nga trupi të hiqni helmet dhe yndyrat në mënyrë të shijshme dhe të lehtë e të shëndetshme, bëjeni këtë me lëngun që ndihmon te humbja në peshë dhe pastron trupin. PËRBËRËSIT: - 1 litër ujë, - 1/2 e grejpfrutit, - 1 mandarinë, - 1 trangull, - 4 deri 6 gjethe të mentës, - akull. Grejpfruti - është i pasur me vitaminë C. Përmban edhe vitamina A, E, K, vitamina B dhe flavonoide, kalcium, acid folik, fosfor dhe kalium. Mandarina - stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe përshpejton shkrimin e kalorive. Trangulli - shton ndjenjën e ngopjes, pakëson fryrjet dhe pastron trupin nga helmet. Menta - përshpejton dhe kontrollon tretjen dhe qetëson lukthin. Përgatitja: 1. Trangullin e preni, grejpfrutin dhe mandarinën e qëroni në rriska. 2. Në enë të madhe prej xhamit hidhni të gjithë përbërësit. 3. I mbuloni me ujë dhe i hidhni në frigorifer. 4. Ujin e lini të qëndrojë brenda natës. 5. Mëngjesin tjetër e përzieni dhe e pini gjatë ditës.  

(Kosova Sot)