Forcojeni imunitetin dhe shkrini yndyrat me këto erëza

  • 20 January 2018 - 10:45
Forcojeni imunitetin dhe shkrini yndyrat me këto erëza

Pasi shumica e sëmundjeve ndërlidhen për proceset inflamatore në trup, ushqimi i pasur me erëza bimore e forcon sistemin imun duke e mbrojtur organizmin. 1. Borziloku - është erëza e shkëlqyeshme kundër ftohjes. Përmirëson tretjen. 2. Trumza - pakëson djersitjen, vrullin e temperaturave trupore, pastron fytin nga gëlbazi. 3. Rozmarina - shumë terapeutë e quajnë edhe si zëvendësim për aspirinë, qetëson sistemin nervor dhe e forcon tretjen. 4. Xhenxhefili - rolin më të madh e luan në qetësimin e mundimeve dhe dhimbjeve në nyja. Përdoret edhe për zbutjen e ftohjeve dhe problemeve në lukth, urth dhe diarre. 5. Majdanozi - freskon aromën e gojës dhe është diuretik i fortë, sidomos është efikas te infeksionet e organeve urinare. 6. Origano - ndikon mirë në tretje dhe është preparat i shkëlqyeshëm për shkatërrimin e baktereve. 7. Selino - është diuretik i shkëlqyeshëm, përmirëson punën e veshkave dhe traktin urinar. 

(Kosova Sot)