KONSUMIMI I TEPËRT I KRIPËS DËMTON TRURIN

  • 21 January 2018 - 10:07
KONSUMIMI I TEPËRT I KRIPËS DËMTON TRURIN

Eksperimentet e bëra në minj lidhin konsumimin e shtuar të kripës në ushqim me qarkullimin e gjakut në tru, kanë deklaruar ekspertët amerikanë te "Cornell University". Krahas kësaj, te kafshët që konsumojnë shumë kripë rritet rreziku për vështirësi me funksionimin e enëve të gjakut në tru. Hulumtuesit theksojnë se këto ndryshime nuk janë si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut, por fjala është për rezultatin e mekanizmit, i cili nga sistemi tretës deri në tru e dërgon sistemi imun. Është dëshmuar se si te kafshët kjo shkakton reaksion zinxhiror që ndikon në furnizimin me gjak në sistemin e trurit. Bëhet fjalë për pjesët e trurit që ndikojnë në mësim, kujtesë.

(Kosova Sot)