Boronica e kuqe– antibiotiku natyral

  • 21 January 2018 - 12:18
Boronica e kuqe– antibiotiku natyral

Boronicat e kuqe, të shijshme dhe freskuese, sipas mendimit të ekspertëve perëndimorë, paraqesin pemët më të shëndetshme në zinxhirin ushqyes. Edhe mjekësia popullore i ofron mirënjohje, pasi që të pakta janë ato bimë apo pemë që mund të maten me boronicat e kuqe. Janë të pasura me vitaminë C, që u dhuron shijen specifike - të thartë. Rrjedh nga Amerika Veriore, ku ishte përdorur si ilaç për shumë  sëmundje. Pos vitaminave C, përmban edhe sasi të madhe të vitaminave A, mineraleve, celulozë dhe shumë materie tjera ushqyese. Mund ta hani të freskët, të tharë, të ngrirë e në rastet më të shpeshta konsumohet si lëng. Hulumtimet kanë treguar se tri gota në ditë shtojnë nivelin e antioksiduesve dhe kolesterolit të mirë, duke ulur rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës për 40 për qind. Acidi nga kjo pemë vepron si antioksidues natyral, me theks të veçantë kundër kërpudhave. Falë sasisë minimale të sheqerit, boronicat e kuqe ulin nivelin e sheqerit në gjak që edhe ju sugjerohet personave të prekur nga diabeti.

(Kosova Sot)