Ilaçi më i fortë në formë të pikave

  • 22 January 2018 - 12:05
Ilaçi më i fortë në formë të pikave

Vaji i origanos së egër me shekuj konsiderohet si ilaç i fuqishëm për probleme të ndryshme shëndetësore. Ky ilaç njihet si një nga antibiotikët më të fortë natyralë.

LUFTUESI FUQISHËM KUNDËR INFEKSIONEVE ME BAKTERE DHE KËRPUDHA

Shumë studime kanë dëshmuar se vaji nga origano i egër ka efekt të fortë antibakterial, prandaj shpesh cilësohet si ilaç kundër 30 baktereve të ndryshme. Po aq i suksesshëm është edhe në sanimin e infeksioneve me kërpudha. Shpesh e përdorin njerëzit me shputë atleti dhe kërpudha në thonj.

LEHTËSON DHIMBJET MENSTRUALE

Në mënyrë tradicionale, vaji nga origano i egër përdoret kundër ciklit menstrual me dhimbje, por edhe te cikli jo i rregullt menstrual. Bie në grupin e prodhimeve bimore që stimulojnë edhe qarkullimin e gjakut. Ky vaj nuk u preferohet femrave shtatzëna, porse formën klasike të origanos në formë të erëzës së thatë mund ta përdorin pa problem.

NDIHMON TE PROBLEMET ME TRETJEN

Pa tretje të mirë nuk ka as shëndet të mirë. Vaji nga origano e egër stimulon qarkullimin e vrerit në sistemin tretës dhe kështu e përmirëson krejt procesin e tretjes. Po ashtu, ky vaj parandalon krijimin e gazrave dhe ndihmon në rregullimin e acideve në lukth.

(Kosova Sot)