Me perimet me gjethe të gjelbër, truri kujton më mirë - Shëndetësia - Kosova Sot
Me perimet me gjethe të gjelbër, truri kujton më mirë

Me perimet me gjethe të gjelbër, truri kujton më mirë

Dietën e ashtuquajtur "MIND", kohëve të fundit nutricistët amerikanë e sugjerojnë gjithnjë e më shumë. Ajo bazohet në ushqimin që ndikon në punën e mirë të trurit, ruajtjen e kujtesës dhe aftë- sive kognitive. Sidomos ka të bëjë me ushqimin e personave të vjetër, për të cilët truri vital do të thotë pavarësi, pleqëri më cilë- sore. Një nga porositë më të rëndësishme është që të përfshihen perime me gjethe të gjelbër në menynë e përditshme. Në fakt, siç thonë autorët e dietës "MIND", studimet tregojnë se perimet, si: bishtajat, sallata e gjelbër, lakra jeshile e spinaqi, më mirë se gjithçka tjetër ndikojnë në aftësitë kognitive. Kjo për faktin, sepse përmbajnë shumë vitamina E, që në organizëm ndikojnë si antioksidues, dhe sidomos ndikojnë në neuronet në tru. Ekspertët sugjerojnë që perimet e gjelbra t'i përfshini deri dy herë në menynë tuaj të përditshme. Nëse keni probleme me tretjen, perimet me ndihmën e blenderit mund t'i shndërroni në pije të shijshme, të cilave mund t'jua shtoni farat e lirit apo çia, për energji shtesë. Për absorbim më të mirë të vitaminave E përdorni vajin e ullirit me disa pika.

(Kosova Sot)

6 orë e 4 minuta më parë
27/05/18