Përparësitë dhe mangësitë e kajsive të thata

  • 23 January 2018 - 10:37
Përparësitë dhe mangësitë e kajsive të thata

Kajsitë e thata janë shumë të popullarizuara midis frutave të thatë. Mund t'ju ndihmojnë, por edhe t'ju dëmtojnë në organizëm. Te kajsitë e freskëta dhe të thata, si edhe te frutat tjerë të verdhë dhe të portokalltë (karota, portokall, mandarinë), ka shumë karotinë. Po ashtu, kajsitë e thata janë burim i mirë për fibra dhe kalium që rregullojnë tretjen, sidomos të pasura me vitamina A, që është antioksidues i fortë dhe parandalon çrregullimet degjeneruese, e përmbajnë edhe kalcium, magnez, selen dhe vitamina të grupit B, si dhe një dozë të vogël me vitamina C. Sugjerohen te anemia sepse përmbajnë shumë hekur. Gjatë blerjes së kajsive të thata, shikoni nëse përmbajnë "E 220", ky është oksid squfuri, që ju shtohet për të ruajtur ngjyrën e prodhimit. Ata që vuajnë nga astma duhet të shmangin kajsitë e thata, sepse oksidi i squfurit mund t'i tkurrë organet e frymëmarrjes. 

(Kosova Sot)