Ilaçi natyral kundër të thatit në lukth - Shëndetësia - Kosova Sot
Ilaēi natyral kundėr tė thatit nė lukth

Ilaēi natyral kundėr tė thatit nė lukth

"Helicobacter pilori" (H. pilori) është bakter që e hasim në mukozën e lukthit të njeriut dhe është i vetmi që mund të mbijetojë në ambientin e thartë të lukthit. Ky bakter shkakton reaksione inflamatore kronike të lukthit, gastritin. Infeksioni me "Helicobacter pilori" shkakton më shumë se 90 për qind të të thatit në lukth. Ilaçi kundër "Helicobacter pilori": Receta: 300 gr gjethe të bimës bar veshi (Sempervivum tectorum), 2 lugë mjaltë. Gjethet e bimës i bluani në mullirin e kafesë apo në blender. I përzieni me mjaltë dhe merrni nga një lugë në mëngjes në lukth të thatë. E ruani në frigorifer. Ilaçi kundër të thatit në lukth: Receta 100 gr gjethe delli, 1 kavanoz mjaltë. Gjethet e copëtuara i përzieni me mjaltë. Duhet të qëndrojnë 15 ditë para se t'i përdorni. I ruani në frigorifer. Merrni nga një lugë në lukth të thatë. 

(Kosova Sot)

15 orë e 8 minuta më parë
18/02/18