SHPËTONI NGA GRIPI, DISA KËSHILLA NËSE TË SËMURIN E KENI NË SHTËPI

  • 24 January 2018 - 10:14
SHPËTONI NGA GRIPI, DISA KËSHILLA NËSE TË SËMURIN E KENI NË SHTËPI

Nuk ka dyshim, gripi mund të shkaktojë pasoja nëse ndonjëri nga anëtarët e familjes është sëmurë. Me gjasë, edhe të tjetër do të infektohen, nëse nuk i përcillni disa këshilla.

IZOLOJENI PERSONIN E SËMURË

Gripi përhapet kur personi i sëmurë teshtinë, madje edhe kur flet dhe në këtë mënyrë mund ta infektojë secilin person në afërsi prej 2 metrave. Mikrobet shfaqen dhe përhapen edhe kur personi i sëmurë prek diçka në sipërfaqe. Më së miri është që "pacienti" të kufizohet në një dhomë dhe në banjë.

DEZINFEKTONI VENDET PROBLEMATIKE

Marrë parasysh se gripi mund të mbijetojë në hapësirë të fortë deri 24 orë, me rëndësi është ta bëni dezinfektimin e vendeve ku personi i sëmurë i ka prekur. KËSHILLA PËR PASTRIMIN E BANJËS Mos i ndani bashkë peshqirët me personin e infektuar me grip. Përdorni letra për të pastruar gjithçka. Izoloni brushën e dhëmbëve të personit të sëmurë. 

(Kosova Sot)