Mjekët këshillojnë që përditë të hamë shegë - Shëndetësia - Kosova Sot
Mjekët këshillojnë që përditë të hamë shegë

Mjekët këshillojnë që përditë të hamë shegë

Në fakt, për t'u mbrojtur nga kanceri në prostatë, meshkujt çdo ditë duhet të hanë shegë ose të pinë nga 2,5 dl lëng të kësaj peme. Kjo pemë e shijshme dhe e lëngshme, siç thonë shkencëtarët, mund ta përmirësojë potencën falë antioksiduesve. Shega përmban edhe fitoestrogjene, hormone bimore që parandalojnë shumë sëmundje. Midis këtyre sëmundjeve janë lloje të ndryshme të kancerit, si kanceri i vezoreve. Kur femrat ishin në menopauzë, përdorimi i shegës kishte ndikuar pozitivisht kundër depresionit dhe osteoporozës. Besohet se shega është e dobishme edhe për punën e zemrës derisa shihet si preparat kundër parazitëve në zorrë. Shega është e dobishme edhe në shërimin e të djegurave, kafshimit të insekteve dhe plagëve të tjera. Po ashtu, thuhet se shega është pemë që ngadalëson plakjen derisa ata që kishin marrë pjesë në disa studime kanë dëshmuar se shega forcon flokun dhe eshtrat. Pos për ushqim, farat nga kjo pemë përdoren edhe për formimin e vajit. Ky prodhim është ideal për përdorimin te floku i thatë, lëkurën që është e prekur nga ekzema e madje edhe mund t'i zbutë pasojat nga psoriaza. Këtu bëhet fjalë për vajin që ka efekt të fortë kundër inflamacioneve de ka veti për t'i luftuar mikrobet. 

(Kosova Sot)

8 orë e 1 minuta më parë
23/10/18