Një person humbi 25 kilogramë me dietën çudibërëse, përse mos ta provoni edhe ju

  • 24 January 2018 - 18:22
Një person humbi 25 kilogramë me dietën çudibërëse, përse mos ta provoni edhe ju

Është mirë kur humbet në peshë, e dieta "zona e kaltër" ia kishte ndryshuar jetën! Kishte humbur 25 kilogramë për një vit e më pas ka zbuluar dietën. Interneti kishte mbetur i shokuar kur ai kishte publikuar foton para dhe pas dietës, e me një det me dieta të ndryshme ai kishte vendosur për regjimin e ushqimit "zona e kaltër". Nga menyja kishte përjashtuar mishin dhe sheqerin dhe kishte filluar të konsumonte ushqime të shëndetshme me antioksidues. Dieta "zona e kaltër" është e bazuar në parimin e ushqimit nga pesë pjesë të botës, ku njerëzit ushqehen më së shëndetshmi dhe jetojnë më së gjati. Plani i dietës bazohet në bimë, e ushqimet kryesore janë fasulja, bizelja dhe arrat. Nëse dëshironi t'i bashkoheni kësaj diete 90 deri 95 për qind e ushqimit duhet të bazohet në pemë, perime, drithëra, bishtaja, vaj ulliri dhe erëza. Po ashtu, çdo ditë duhet të hani një grusht me drithëra të ziera nga kokrra e grurit. Dieta edhe më shpejt ndikon nëse e kombinoni me ushtrime.

(Kosova Sot)