Pse gjumi është mënyra më e mirë për të luftuar gripin? - Shëndetësia - Kosova Sot
Pse gjumi është mënyra më e mirë për të luftuar gripin?

Pse gjumi është mënyra më e mirë për të luftuar gripin?

Gjumi mund të jetë arma më e fortë kundër gripit. Ky grip sezonal duket të jetë më i rrezikshmi, i cili deri më tani nëpër botë ka shkaktuar vdekjen e 85 personave të rritur dhe të 30 fëmijëve. Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta bëjë vaksinën kundër gripit më pak efektive, si dhe të nxitë probleme kronike shëndetësore, si diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Chris Brantner ka thënë për "Daily Mail Online" se gjumi është si 'bateri mbushëse' dhe është i domosdoshëm për t'i dalë në rrugë gripit, derisa 1/3 e njerëzve në mbarë botën nuk flenë aq sa është e nevojshme. 'Secili sot është duke folur se si duhet t'i pastrojmë duart për të parandaluar gripin', ka thënë ai. 'Unë nuk e besoj se njerëzit e kuptojnë se sa e rëndësishme për ta ndaluar gripin është që të bëjnë së paku shtatë orë gjumë". Sipas "The National Sleep Foundation", rekomandohet që fëmijët midis 6 e 13 vjeç të flenë midis 9 deri 11 orë gjumë, 8 deri 10 orë gjumë për adoleshentët dhe 7 deri 9 orë gjumë për personat më të moshuar se 18 vjeç.

(Kosova Sot)

10 orë e 4 minuta më parë
21/10/18