100 kalori nga brokoli nuk janë njëjtë sikurse 100 kalori nga çipsat

  • 26 January 2018 - 09:09
100 kalori nga brokoli nuk janë njëjtë sikurse 100 kalori nga çipsat

Nëse për çdo ditë luftoni me humbjen e peshës dhe jeni lodhur me numërimin e kalorive, është koha të ndryshoni shprehitë në ushqim.

NEVOJA PËR USHQIM

Duhet të përqendroheni në zvogëlimin e sasisë së sheqerit në gjak për të mbajtur ekuilibrin e tij. Në teori, nëse dëshironi të humbni në peshë, nevoja për ushqim do të jetë më e madhe, e kilogramët më vështirë humbin. Por, nuk është njëjtë sikur të hani 100 kalori brokol dhe 100 kalori çips. Në fakt, dallimi është në indeksin glikemik. Derisa nga brokoli në trupabsorbohen përbërës të shumtë ushqyes, që e pakësojnë urinë, nga çipsat do të jeni edhe shumë më të uritur, sepse vjen deri te rënia e menjëhershme e sheqerit në gjak.

SHTRESAT DHJAMORE

Nevojitet të shmangni ushqimin që programon trupin për furnizimin e yndyrave. Kur konsumohet ushqim me indeks të lartë glikemik, kjo dërgon në prodhimin e insulinës, që nga gjaku merr energjinë dhe shndërrohet në shtresat dhjamore.

(Kosova Sot)