Përse farat çia janë kaq të shëndetshme

  • 26 January 2018 - 09:12
Përse farat çia janë kaq të shëndetshme

Nëse ende nuk i keni konsumuar farat çudibërëse çia, atëherë ky artikull do t'ju ndihmojë ta kuptoni përse janë kaq të shëndetshme.

HUMBJA NË PESHË

Pasi që këto fara absorbojnë shumë ujë, menjëherë pasi të depërtojnë në lukth, krijohet ndjenja e ngopjes. Nëse i konsumoni këtë fara, kjo do të thotë se shpejt do të humbni në peshë, pa dëmtuar shëndetin, sepse përmbajnë vitamina dhe përbërës ushqyes.

BURIM I FORTË I KALCIUMIT

Në farat çia ka pesë herë më shumë kalcium sesa në qumësht dhe dy herë më shumë aklium sesa që ka në banane. Për personat vegjetarian ky ushqim është shumë i nevojshëm, gjithsecili që dëshiron organizmin e vet ta furnizojë me kalcium, duhet t'i konsumojë këto ushqime. Edhe ata që kanë probleme me eshtra, thonj dhe flokë, duhet t'i konsumojnë këto fara.

TË PASURA ME AMINOACIDE

Farat çia janë të pasura me aminoacide, po aq sa edhe peshku i kuq. Aminoacidet ulin kolesetrolin në gjak, përmirësojnë punën e zemrës dhe ndihmojnë të luftoni depresionin dhe çrregullimet në tru.

(Kosova Sot)